Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët: “Mbyllen” vizat, takimet e anuluara rikthehen…

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada gjermanë në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë. Në njoftim bëhet me dije se duke filluar nga sot sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur deri më datë 28.01.2022.

Të gjithë atyre që do t’u anulohet takimi, do të njoftohen përmes e-mail-it, ndërsa pritet të zëvendësohen në muajt Shkurt ose Mars.

“Sektori i vizave do të qëndroj i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anullohet takimi, do të njoftohen me E-Mail. Ne shpresojmë që takimet e anulluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars.

Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht. Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”, thuhet në njoftimin e faqes së ambasadës.

Zjarr Tv Ad