Ambasada Gjermane mbështet Aleancën LGBT: Në Shqipëri këta persona luftojnë kundër paragjykimeve dhe diskriminimit

0
387
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ambasada Gjermane në Tiranë mbështet Aleancën LGBT, dhe thotë se në Shqipëri këta persona vazhdojnë të luftojnë kundër paragjykimeve dhe diskriminimit

 “Fatkeqësisht, personat LGBTIQ vazhdojnë të luftojnë kundër paragjykimeve dhe diskriminimit në Shqipëri. Nxënësit LGBTIQ janë shpesh viktima të ngacmimit në shkolla. OJQ-ja Aleanca LGBT i ka vënë vetes si qëllim hartimin e rekomandimeve për programe mësimore më të diversifikuara në shkolla dhe universitete, trajnimin e mësuesve dhe psikologëve në shkolla lidhur me të drejtat e LGBTIQ si dhe ofrimin e këshillave online për viktimat e bullizmit dhe diskriminimit.

Jemi të gëzuar që mund të mbështesim këtë projekt të rëndësishëm me fonde nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore. Dje, Ambasadori Peter Zingraf dhe drejtoresha e Aleancës LGBTI, Xheni Karaj, nënshkruan kontratën për këtë projekt”,  thuhet në njoftimin e Ambasadës në Tiranë.

Zjarr Tv Ad