Ambasadorë të gjithë vendeve, bashkohuni!

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Luçiano Boçi

Bashkohuni shkëlqesi Ambasadorë!

Ka ardhur momenti ta mbysni përfundimisht demokracinë.

Ajo nuk na duhet!

Heshtja juaj ka qenë flori për regjimin.

Por sot nuk mjafton.

Duhet të bashkoheni e të ngrini lart e më lart zërin me qëllim që opozita e këtij vendi të mos ekzistojë më.

Koha e pluralizmit, e lirisë së fjalës, e votës, e mendimit ka perënduar në Shqipëri.

Ato kanë qenë e janë, siç thoshte Hoxha helm për popullin e ferra nëpër këmbë për prosperitetin e tij

Kontributi juaj ka qenë i vyer, por megjithatë përsëri bashkohuni!

Inteligjenca artificiale jua imponon këtë.

Bashkohuni me krenaristë, kanabistë, socialistë, analistë e banalistë që këta ta burgosin Sali Berishën!

Ai është sjellësi simbol i demokracisë dhe krijuesi i Partisë Demokratike.

Stërmbullari i atyre arritjeve kulmore në historinë tonë që trazojnë pamjen e rrafshët të një vendi që dashuron diktaturën.

Zhdukeni PD se nuk na shërben për asgjë opozita e vërtetë.

Ajo që i duhet regjimit sot është opozita -karikaturë, me drejtues eunuk të shitur e të blerë.

Këtij vendi i duhet diktatura “e ndritur” e ndriçuar me llampadarë propagande pa fund, e shkëlqyer nga lëpirja dhe pompoziteti arbitrar e banal dhe që me bashkimin tuaj të çmuar mund të tërheqë vëmendjen turistike të mbarë planetit.

Ne jemi kampionë të tregut të lirë e s’na duhen as liritë politike e as liritë e tjera.

Suksesi ynë është i padiskutueshëm sepse falë heshtjes suaj ne kemi arritur një pikë kulmore të tregut të lirë.

E kemi depërtuar atë dhe atje ku ju në vendet tuaja e keni të pamundur duke kemi ndërtuar kësisoj mrekullinë tonë: Tregun unik të votës.

Të ndërtuar para syve tuaj e mes heshtjes suaj!

Me këtë treg, ku vërtiten aksione, shantazhe, favore, interesa, bukë e përditshme, ne kemi eliminuar mitrën e të gjitha problemeve demokratike: Zgjedhjet e lira,

Bashkohuni!

T’i japim botës shembullin e duhur se si heshtet kur vritet opozita dhe se si mund të ndërtohen regjime ne mes të Europës.

Dhe për t’i vënë kapak floriri heshtjes suaj bashkohuni me heshtjen tuaj e përcilleni me heshtje arrestimin e opozitës, arrestimin e Sali Berishës.

Lavdi regjimit!

E paharruar Demokracia!

Ju të nderuar mos harroni:

Bashkohuni si dikur proletariati!

Zjarr Tv Ad