Ambasadori Jean-Paul, flet për vendimin e Blinken për Berishën/ Brutale dhe e pazakontë, Sali Berisha është i respektuar për më shumë se 30 vjet…

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari dhe Themeluesi i Forumit Crans Montana, ambasadori Jean-Paul Carteron, ka reaguar në lidhje me vendimin e DASH, për të ndaluar hyrjen në SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha. Carteron shkruan në Twitter, se ky vendim i sekretarit Antony Blinken, është sa brutal dhe i pazakontë. Ai shkruan se ky vendim, ka surprizuar komunitetin politik që e njeh dhe e respekton Berishën prej 30 vitesh.

“Vendosja në listën e zezë të @BerishaSali në mënyrë brutale dhe kaq të pazakontë nga

@SecBlinken, publikimi gjithashtu në llogarinë e tij personale në Twitter, ka suprizuar  komunitetin politik, veçanërisht ata që e kanë njohur dhe respektuar atë për më shumë se 30 vjet …’, shkruan kryetari dhe Themeluesi i Forumit Crans Montana, ambasadori Jean-Paul Carteron.

Pas këtij vendimi, ish-kryeministri Sali Berisha, reagoi një ditë më pase ka vendosur të ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore dhe ka pajtuar avokatin francez, Jean-Yves Le Borgne, për të paditur në rrugë gjyqësore në Francë, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për veprimin e tij për shpalljen “non grata”.

Jean-Yves Le Borgne, 71-vjeç kryeson Shoqatën e Avokatëve Penalë të Francës dhe ka mbrojtur në gjykatat e këtij vendi shumë personalitete të larta politike si ish-kryetarin e Parisit Jean Tiberi, ish-drejtorin e kabinetit të Jacques Chirac dhe biznesmenë të mëdhenj si ish-bosin e Renault, sipërmarrësin Carlos Ghosn.

Ai konsiderohet politikisht në Francë si një golist me prirje nga e majta, dhe disa herë ka tentuar të hyjë në politikë.

Zjarr Tv Ad