Analisti kosovar: Intervista e Ramës për FT, e matur dhe e mirë, mos komentoni pa e lexuar. Ka një tendencë të krijohet një ndarje e thellë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se intervista e Ramës për “Financial Time” është e matur dhe e mirë, duke thënë se argumenti i tij është të rivendos kontrollin NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial.

“Sa gjakë e kokë nxehtë që jemi. Intervista e Edi Ramës në FT është e matur dhe mirë. A e keni lexu kush po e komenton intervistën apo vetëm keni ndëgju fjalën ‘tokë e askujt’ edhe po folni? Rama ka thënë që në veri duhet me pas rend dhe ligj për shkak se po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu ‘tokë e askujt’.

Nuk ka thënë Kosova është tokë e askujt. Sa i përket veriut dhe KFOR-it/NATOs argumenti i tij është me ‘rivendosë kontrollin’ NATO/KFOR që me evitu një konflikt potencial sikurqë pamë sulmin terrorist në Banjskë”, ka shkruar Muharremi.

Ai shtoi se po ekziton një tendencë që me kriju një ndarje të thellë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo është e padobishme, e dëmshme.

“Ka një tendencë me kriju një ndarje të thellë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo është e padobishme, e dëmshme. Sidomos duhemi me pas kujdes me i verifiku lajmet mirë dhe burimin e tyre parase me folë. E pashë që edhe figura të larta të Harvardit nuk i kishin kontrolluar mirë burimin dhe lajmin dhe kishin reaguar rreth kësaj”, ka shkruar më tutje Muharremi.

Zjarr Tv Ad