“Qeveria është kapur me presh në aferën e Inceneratorëve”, Kryemadhi: Aty më rreh çekani! Ekonomia mbahet nga paratë e emigrantëve dhe droga

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, tha se qeveria është e përfshirë në një aferë të dyshimtë në lidhje me inceneratorët.

Ajo e bëri këtë deklaratë gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë, duke theksuar se qytetarët e Tiranës vazhdojnë të paguajnë një shumë prej 80 mijë eurosh në ditë për operimin e inceneratorit të qytetit.

Kryemadhi gjithashtu ngriti shqetësimin se ekonomia e vendit po mbahet nga paratë e emigrantëve dhe të ardhurat nga trafikimi i drogës.

“Mua më rri çekani te inceneratori, sepse ajo është edhe pika që qeveria është kapur me presh në dorë. Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë. I thonë 8 biznese bujqësore në ditë apo 2000 në vit.

Ekonomia shqiptare po mbahet nga paratë e emigrantëve dhe paratë e drogës. Gjithë ndërtimet këtu janë kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave. Edhe ekonomia kontrollohet në 5 duar dhe bekimin politik e merr nga qeverisja.

Ne kemi 24 mijë e 524 lindje në vitin 2021. 18 mijë janë të regjistruara jashtë Shqipërisë. Është fatkeqësi sesi ne po shpopullohemi me ritme kaq të shpejta. Duhet të japim shpresë se ky vend nuk do të jetë në dorën e atyre”, u shpreh Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad