Andi Mustafaj: U ndjeva i ofenduar nga fjalimi i Bill Clinton, ai foli si biznesmen. Rama është xheloz për Berishën

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike të Berishës, Andi Mustafaj, teksa komentonte vizitën e ish-presidentit amerikan Bill Klinton në vendin tonë, u shpreh se ndjehej i ofenduar kur në fjalimin e tij, sipas tij, Klinton sulmoi Kosovën në rastin e tensioneve në veri të saj.

Mustafaj nuk e ka cilësuar këtë vizitë të ish-presidentit amerikan si diplomatike, e as jodiplomatike, por si një shërbim i ambicieve vetjake të kryeministrit Edi Rama. Sipas Mustafait, këtë e dëshmon fakti që Klinton, në asnjë rrjet social të tij nuk foli kurrë për vizitën e tij në Shqipëri.

“Unë nuk jam dakort me mendimin qse Edi Rama ja ka bërë dhuratë vetes. Dikush ja ka bërë dhuratë Edi Ramës sepse janë shuma të majme të cilat nuk kanë dalë nga buxheti i shtetit shqiptar, kanë dalë nga buxhete private të huaja dhe si të tilla krijojnë dyshime të rënda mbi arsyen, mbi rrezatimin që do të ketë kjo lloj vizite në Shqipëri.

Unë desha të shpjegoj diçka që duhet thënë e nuk është thënë asnjëherë dhe besoj se ka një rëndësie të madhe. Edi Rama e ka një farë xhelozie ndaj Sali Berishës. Që marrëdhënien që Sali Berisha ka me historinë, atij i ngelet përgjithmonë njollë.

Personaliteti shqiptar i cili ka takuar më shumë presidenta, ku presidenti Bush ka ardhur në Shqipëri, ku ai ka qënë në Shtëpinë e Bardhë me Bill Klinton apo me babain e Xhorxh Bush. Pra, ka një lloj xhelozie me marrëdhënien që z.Berisha ka me historinë dhe të mos gabohet askush, sulmi metodik që i bëhet zotit Berisha sot është pjesë e një axhende personale e Edi Ramës, ku ka xhelozi por sigurisht ka edhe aspekte pragmatike, politike.

Kur unë pashë zotin Klinton të fliste keq për Kosovën brenda territorit të Shqipërisë unë u ndjeva shumë keq, u ndjeva shumë i ofenduar.

Në radhë të parë, ta dinë të gjithë, nuk është fare diplomatike e jodiplomatike kur dikush shkon të marrë një medalje mirënjohjeje nga një shtet, të flasë për shtetin tjetër. Nëse unë jam i ftuar në Francë, në Shqipëri apo kudo për të më njohur mua kontributet e mija unë duhet të flasë vetëm gjëra pozitive.

Kjo është logjika diplomatike dhe jodiplomatike. Ne si shqiptar duhet të ndihemi të fyer nga biznesmeni, në këtë rast. Presidenti Bill Klinton ka një mirënjohjen e përjetshme të popullit shqiptar. Por kjo nuk do të thotë që ne sot do ti japim një fletë të bardhe dhe ai të thotë çfarë të dojë dhe të bëjë çfarë të dojë. Në këtë rast mirënjohja kthehet në nënshtrim.

Unë kam bërë një hulumtim të thellë në internet dhe në asnjë prej rjeteve të tij sociale z.Klinton nuk flet për udhëtimin në Shqipëri. Nëse ky udhëtim do të kishte kaq rëndësi, ai vetë, ekipi i tij ose media të huaja do e kishin reklamuar një gjë të tillë. Këto aspekte krijojnë dyshime që janë të rënda se ardhja e z.Klinton do të ishte ardhja e një përbashkimi të gjithë popullit shqiptar dhe jo të shërbente ambiciet e sëmura të kryeministrit Edi Rama”, tha ai.

Zjarr Tv Ad