Anëtari i FSK bashkëpunëtor në vrasjen e Liridonës, flet i vëllai: Jemi të shokuar

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mes tre të arrestuarve për vrasjen e Liridona Murselit ishte edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokolla i cili është edhe pjesëtar i FSK-së. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar në krim me bashkëshortin e viktimës dhe ekzekutorin Granit Plava.

Lidhur me arrestimin e tij, ka reaguar vëllai i Kushtrimit, Kanon Kokalla, i cili është efektiv i Policisë së Kosovës.

“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di”, tha Kokolla për mediat në Kosovë.

Zjarr Tv Ad