Kuvendi i Rithemelimit, reagon PD e Bashës: Mashtrime për hallet e Berishës!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Mashtrime ordinere për hallet e tij, për t’i ikur llogaridhënies në zgjedhjet e 14 majit.” Kështu e ka cilësuar Partia Demokratike zyrtare, Kuvendin Kombëtar të mbajtur ditën e sotme nga Rithemelimi.

Më anë të zëdhënëses, Mirela Karabina, PD e Bashës pyet Berishën se për se nuk përmendi zgjedhjet lokale të majit teksa risjell po ashtu, arsyet se përse ish-kryeministri është shpallur “non ngara” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Sali Berisha vazhdon me mashtrimet ordinere për hallet e tij dhe për t’i ikur llogaridhënies për humbjen e thellë të zgjedhjeve të 14 majit, për të cilën nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse u kishte premtuar demokratëve që për 6 muaj rrëzon Edi Ramën.

Mashtrimet e dala boje të Berishës kërkojnë të fshehin pazarin e tij me Edi Ramën, që kurorëzohet me kullën më të lartë të Ballkanit në Tiranë.

Sa për arsyet pse Sali Berisha u shpall non grata, sot nuk ka shqiptarë që nuk e kupton!

Zjarr Tv Ad