Apeli i Greqisë për lirimin e Belerit, Dule: Dosja për të nuk ka asnjë fakt apo provë

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos, takoi këtë të premte në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë, Fredi Belerin, kandidatin e zgjedhur për Bashkinë Himarë, i cili ndodhet me masë arrest në burg për korrupsion në zgjedhje.

Lidhur me këtë ka reaguar në “News Line”, Abcnews, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili u shpreh se dosja për Belerin nuk ka asnjë fakt apo provë.

Sipas tij, është një proces i dirigjuar, i motivuar politikisht dhe vetëm për këtë arsye Beleri vazhdon të jetë një i burgosur politikë i kryeministrit Edi Rama.

“Zoti Beleri është kryetari i zgjedhur në mënyrë demokratike i Bashkisë së Himarës. Çdo sekond që vazhdon për mua nuk është i ndaluar, është i rrëmbyer dhe po mbahet peng. Për çdo sekond që vazhdon kjo situatë, rëndohet imazhi i demokracisë, i shtetit të së drejtës, i standarteve që kërkohen për t’u respektuar për të drejtat e njeriur dhe të minoriteteve.

Nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë provë në favor të akuzës. Është një proces i dirigjuar, i motivuar politikisht dhe vetëm për këtë arsye zoti Beleri vazhdon të jetë një i burgosur politikë i Zotit Rama.

Në qoftë se shohim në prespektivë, një javë përpara zhvillimit të zgjedhjeve, në një kohë që klima ishte jashtëzakonisht e qete, normale, funksionale, për sa i përket parashtrimit të alternativave të kandidatëve në Bashkinë e Himarës, ishte vizita e Zotit Rama në atë bashki që hodhi vizitën e zjarrit me një agresivitet të pakonceptueshëm ndaj një kandidati dhe tashmë të zgjedhurit në krye të bashkisë, Zotit Beleri. Zoti Rama parapërgatiti terrenin për një javë rresht kudo që u ndodh, në Tiranë, Fier, Kamëz, ku kryefjala e tij ishte kudo Fredi Beleri”, tha ai.

Zjarr Tv Ad