Arabi Saudite/ Merret vendimi drastik, nuk do ketë më divorce sekrete

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një rregull i ri do t’i japë fund një praktike në Arabinë Saudite, ku femrat divorcoheshin pa dijeninë e tyre. Duke filluar nga sot, gjykatat e divorcit në Mbretërinë e Lindjes së Mesme do të detyrohen me ligj që të njoftojnë  femrat përmes një mesazhi SMS mbi vendimet që konfirmojnë divorcin e tyre, raporton Daily Mail.

Por ky ndryshim, pjesë e një sërë reformash sociale që sjell Princi i Kurorës, Mohammed bin Sultan, e  cila përfshin edhe të drejtën e femrave për të ngarë një makinë, i jep fund edhe divorceve sekrete, ku burrat i japin fund martesës pa u treguar grave të tyre.

Gjithsesi mbetet akoma më e lehtë dhe pa paragjykime që një burrë të divorcohet nga gruaja e tij, sesa e kundërta.

Zjarr Tv Ad