Ardiana Kalaja i kërkon Ilir Alimehmetit të tërhiqet nga gara për Primare: Belindi është fitues…

0
1538
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ardiana Kalaja, një nga 7 kandidatet e PD-së në primaret për Tiranën, që mori 128 vota nga demokratët e Tiranës, tha se do të mbështeste Belind Këlliçin dhe i bën thirrje Ilir Alimehmetit të pranojë humbjen, duke u tërhequr nga balotazhi.

‘Sot për interes të PD-së duhet të mbyllet gara. Nuk duhet të ketë balotazh”- tha Kalaja në një intervistë për Ora News, ndërsa  i bëri thirrje të gjithëve të rreshtohen krah Këlliçit për të nisur betejën kundër Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit 2022. 

Nëse do të isha në vend të dytë do të kërkoja dorëheqjen dhe nëse ka pak dinjitet zoti Alimehmeti duhet ta bëjë. Me pikët që ka fituar, Belind Këlliçi është fitues real dhe moral. Unë po të isha në vend të dytë nuk do e çoja prapë PD-në në balotazh.

Nga sot duhet të përgatitemi për 14 majin. Për mua Belindi është fitues dhe unë nuk kam asnjë dyshim në këtë pikë. Nëse Ilir Alimehmeti është futur në këtë garë për t’i shërbyer PD duhet të japë dorëheqjen. Ne nga sot nuk duhet të humbasim asnjë sekond, por të nisim betejën për të rrëzuar Erion Velinë më 14 maj”.

Numërimi i votave në Primaret e Tiranës, tashmë i përfunduar ka përcaktuar dhe dy kandidatët që do të shkojnë në balotash përballë njëri-tjetrit.
Këlliçi mori 200 vota më pak për të arritur 50%, pra 4040 vota nga 8470 gjithsej. Vetë Adriana Kalaja mori 128 vota.

Zjarr Tv Ad