Argita Berisha flet për arrestimin e bashkëshortit: Abi më priste mua, ja kë njoftova të parin

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Argita Malltezi Berisha ishte e ftuar mbëmjen e djeshme në Top Story në Top Channel ku foli për arrestimin e bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi dhe dosjen e hapur të babait, Sali Berisha.

Përveç faktit që në jetën time politika dhe familja janë 2 gjëra të pandashme, ky është një rast që si juriste, familjare dhe njeri që e ndjek politikën, e konsideroj si një rrëshqitje të shtetit të së drejtës, si një sulm politik, që vjen nga sistemi gjyqësor, kjo është shumë e rëndë.

Ju ka vlejtur për mirë deklarimi i pasurisë?

Ka qenë një nga vendimet më të mira në rrafshin e ndërveprimit politik. E vërteta nuk është asnjëherë barrë. Po të mos ishte bërë deklarimi, sot njerëzit do të kishin më shumë paqartësi se sa kanë. Jam përpjekur të respektoj çdo ligj. Që kur kam mbaruar fakultetin, kam ruajtur çdo dokumentacion që lidhet me jetën time. Kjo është armë shumë e fortë për mua për thënien e së vërtetës.

Ka shtrembërime tek kjo dosje?

Absolutisht në çdo gjë.

Si ishte momenti në aeroport?

Nuk e takova dot, Jamarbri po më priste mua. I gjithë veprimi ishte i mirëmenduar. Zbrita nga avioni, fola me të dhe pastaj më mori prapë dhe më tha po më arrestojnë. Nuk dija asgjë. Fillimisht më shkoi mendja te policia e Edi Ramës. Ajo që nuk imagjinoja ishte manipulimi i tmerrshëm i Drejtësisë. Nuk e prisja kurrë që një jurist të bënte të tilla shtrembërime

Kë more të parin në telefon?

Vëllain, se nuk doja të shqetësoja prindërit. Ata ishin jashtë Tiranës. Më vonë u qartësuan gjërat. Me Abin fola më vonë. Fillimi ishte shok për të, por më pas ishte shumë mirë në gjendje emocionale kur fola dhe me avokatët. E prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë.

Zjarr Tv Ad