Arian Çani thirrje të fortë opozitës: Rama e ka mbushur kupën, e rrëzoni sa më parë!

0
254
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Arian Çani foli mbrëmjen e djeshme për protestën e opozitës e cila do të mbahet sot para kryeministrisë.

Ai bëri thirrje që regjimi i Edi Ramës të rrëzohet, pasi sipas tij kryeministri e ka mbushur kupën dhe se nuk pyet më për asnjë lloj ligji.

“Opozita duhet të rrëzojë një njeri që është në mandatin e tretë dhe e ka mbushur kupën. Bën çfarë ka qejf dhe nuk pyet për ligjet.Nuk është se ky ka tre vjet në pushtet dhe hajde të ndihmojë publikun se ky po e tepron pak, ky e ka mbushur kupën.Opozita duhet të mendojë realisht për skemat si rrëzohet ky”, u shpreh Çani në Syri.net.

Thirrja e tij vjen një natë para protestts së paralajmëruar nga Partia Demokratike, së cilës pritet t’i bashkohen edhe qytetarët, pasi arsyeja kryesore e kësaj proteste, sipas PD është rritja e çmimeve dhe krizës ekonomike në vend.

Zjarr Tv Ad