Arjan Çani u thotë troç deputetëve të opozitës: Aksioni i juaj lë për të dëshiruar!

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Arian Çani tha në një intervistë në ‘Euronews’ se aksioni opozitar lë për të dëshiruar.

Sipas tij deputetët e Partisë Demokratike nuk janë seriozë dhe duhet përleshje për t’i treguar mazhorancës se kanë përballë kundërshtarë të vërtetë.

“Në politikë ndonjëherë ka disa kode të pashkruara, dihet kush është shumicë, dihet kush është pakicë, jepi të drejtën shumicën. Pra, unë i bëj thirrje Ramës të lejojë opozitën të bëjë komisione, është e vetmja mënyrë. Ramsi është e vetmja mënyrë që nëse do të shfryjë pak valvulat e inatit, minimalisht duhet të lejojë komisionet hetimore që deputetët e opozitës të ndihen sikur kanë diçka në dorë, t’i bëjë të ëndërrojnë pak,” – u shpreh Çani.

Ai tha se mungesa e një thirrjeje nga Sali Berisha për protesta popullore tregon për një strategji të re të PD.

Sipas tij, kjo tregon se Berisha e ka kuptuar që rruga që ka ndjekur deri tani ka qenë e pasuksesshme ndaj kanë vendosur të bëjnë autoprotestë.

“Opozita nuk po marrin që të ndezë njerëzit poshtë, vura re që ndodhi një lloj trishtimi, Berisha e tha do kalojnë në fazë të re. Berisha nuk bëri thirrje për protesta. Me sa duket e ka kuptuar që ato nuk kanë qenë aq të suksesshme.

Kjo është një autoprotestë, është fillimi i një gjëje. Është një simbolikë për t’i treguar opinionit publik që janë të vendosur, ata mund të ngujoheshin edhe në kuvend, s’e kuptoj pse nuk e bënë”, tha Çani.

Zjarr Tv Ad