Arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahaman Rraja, u kap nga policia me kokainë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aurel Rraja, nipi i ish-deputetit të partisë socialiste Rrahman Rraja ka rënë në prangat e policisë. 22 vjeçari është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga forcat e policisë. Pas kontrollit atij i është sekuestruar një sasi prej 50 gramësh kokainë si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Gjatë marrjes në pyetje Rraja nuk ka pranuar të jap detaje duke deklaruar se kishte probleme shëndetësore.

Aurel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllai i deputetit të PS që u përfshi disa muaj më parë në dhunën ndaj Fisit Maja për çështjen e gurores në Fushë-Krujë. Fisi Rraja dhunoi pjesëtare të fisit Maja, pas ankesës që këta të fundit bënë në polici për shpërthimet e Gurores. Për këtë ngjarje u shkarkuan drejtuesit e policisë në Fushë Krujë dhe dha dorëheqjen nga mandati i deputetit Rrahmen Rraja.

Zjarr Tv Ad