Po kryente punime për ndërtimin e pedonales, ndërron jetë 35-vjeçari. Si ra nga koshi i vinçit duke…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme (27 tetor) në Durrës, teksa ishte duke prerë degët e një peme.

Bëhet me dije se 35-vjeçari me iniciale A. L., punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, është rrëzuar nga pema dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, e si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad