Goditi me karrige mësuesen, gjykata cakton masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për adoleshentin

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen e tij, ngjarje e ndodhur në gjimnazin “Hydajet Lezhë” në Lezhë.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza, “goditje për shkak të detyrës” dhe “plagosje e rëndë me dashje”.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në orën 10:30 minuta, të së mërkurës (25 tetor) në ambientet e gjimnazit.

Mësohet se mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kishin bërë një debat fillimisht pasi mësuesja i kishte thënë që do ta ngelte në klasë.

Zjarr Tv Ad