Artan Hoxha e zbulon: Ja pse i rrëmbyen celularin Malltezit në momentin e arrestimit

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” ka zbuluar se në momentin e arrestimit, Jamarbër Malltezit, i është sekuestruar celulari.

“E dini ju që në momentin që kanë kapur Malltezin në aeroporin “Nënë Tereza” i kanë rrëmbyer celularin dhe aparatin e kanë çuar në laborator sepse shpresojnë mos nxjerrin ndonjë gjë”, tha Hoxha.

Në vijim ai tha se “Operacionalja” e ka gjurmuar Malltezin dhe e kapën në Rinas, ndërkohë që mund të gjenin mënyra të tjera.

“Në rastin e Vangjush Dakos e morën në telefon dhe ai vajti vetë në Polici, mund të ndiqnin të njëjtin skenar”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se për çështjen në fjalë mendon se SPAK ka bërë më shumë veprime për hetim pasuror, sesa lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

“SPAK ka shkuar dhe ka sekuestruar një kompjuter në një zyrë noteriale. Aty zbuloi një e-mail dhe kemi sot këtë histori, që mendoj se sapo ka nisur”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad