“Mirë do ishte një shtrëngim duarsh …”, Rezart Veleshnja tregon arsyet pse u largua nga “Portokallia”

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, i bashkohet stafit të MCN TV. Në studion e emisionit “Një gotë rose”, Veleshnja rrëfeu projektin e tij më të ri: bashkëmoderimin në emisionin investigativ satirik “Xhadat”.

“Në MCN do të kem një pjesë shumë të mirë. Do të jem te Xhadat, do ta bëjmë treshe emisionin. Armiri më tha ma merr në konsideratë faktin që unë kam respekt për ty dhe pranova,”tha Veleshnja.

Veleshnja foli edhe për përvojën e gjatë si aktor i Portokallisë dhe vendimin për t’u larguar pas 17 vitesh.

“Do të doja të falënderoja zonjën Vjollca Hoxha, njeriu që drejtoi në mënyrë të shkëlqyer dhe e vetmja femër që i ka dashur dhe respektuar aktorët. Unë dhashë dorëheqjen, mbase u lodha. Pavarësisht se Vjollca nuk është më, drejtimin e kanë marrë vajzat, mirë do ishte të kisha të paktën një shtrëngim duarsh. Cezarit jepi hakun, në të kundërt i bie që nuk jemi artista,”-deklaroi Veleshnja.

Ai kujtoi kohën si aktor humori në spektaklin e humorit.

“Ndalova 17 vjet aty. Kam dhënë shpirtin. Kam shkuar sa kisha mbaruar shkollën. Ka pasur edhe problemet e veta. Nisa avash-avash, me shumë mundime, me zërat “ç’e doni këtë”, ikja dhe me lot në sy. Thoja i kam të gjitha, nuk e di pse ma bëjnë këtë. Por koha shëron çdo gjë. Unë nuk e kam tradhtuar investimin e atij televizioni te unë,” u shpreh aktori.

Zjarr Tv Ad