Artan Hoxha zbulon skenarin e SPAK: Është kujdesur të mos arrestojë zyrtarë në detyrë, nëse do e bënte këtë…

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ duke komentuar punën e SPAK të bërë deri tani u shpreh se SPAK duhet të flasë me vendime dhe se sipas tij ai është kujdesur që të mos arrestojë zyrtarë në detyrë.

“Kemi folur ditët e fundit për kryetarë bashkie që i ka thirrur SPAK, sot SPAK kërkoi 4 vite burg për ish kryebashkuiakun e Lezhës. Kjo duket se ata po mundohen dhe janë të kompleksuar nga kjo. Deri sa filloi historia me Berishën thuhej se po hante vetëm nga e majta.

Pastaj kur filloi çështja për Berishën dhe Metën filloi pse vjen për ta dhe jo ministrin në detyrë. SPAK këtë duhet ta tejkalojë, duhet të flasë me vendime.

Vendimet që do marrë SPAK ato do të tregojnë në të vërtetë se çfarë po bën SPAK dhe sa i paanshëm është. Është vënë re se SPAK është kujdesur që të mos arrestojë zyrtarë në detyrë. Kemi ministra të arrestuar, por pasi janë larguar nga detyra. Nëse do bënte këtë kjo do i jepte më shumë kredibilitete”, u shpreh Hoxha.

Zjarr Tv Ad