Aspirina rrit gjasat për mbijetesë nga dy lloje të kancerit

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përdorimi i rregullt i aspirinës ose brufenit mund të rrisë mbijetesën nga kanceri i kokës dhe qafës, sugjeron një hulumtim i realizuar së fundmi.

Ilaçet kundër dhimbjeve rrisin mundësinë e mbijetesës nga 25 për qind në 78 për qind për pacientët që vuajnë nga kanceri i cili përmban një gjen të veçantë të ndryshuar, i njohur si PIK3CA.

Rreth një e treta e kancerit të kokës dhe qafës kanë këtë mutacion, dhe gjithashtu gjendet edhe në lloje tjera të kancerit.

Kanceri i kokës dhe qafës diagnostikohet në më shumë se 12,000 njerëz në Britani të Madhe çdo vit dhe 65,000 në SHBA.

Ka më shumë se 30 zona brenda kokës dhe qafës, ku mund të zhvillohet kanceri, përfshirë gojën dhe fytin.

Zjarr Tv Ad