Asteroidet, një kërcënim për planetin tone

0
9

Një asteroid potencialisht i rrezikshëm ka përshëndetur Tokën, shoqëruar nga hëna e tij e vogël. Ky është asteroidi i parë i këtij tipi në 2019, dhe i përket kategorisë së asteroidëve me diametër 150 metra dhe që kalon në një distancë 7.5 milion kilometra nga Toka. Ky asteroid quhet 2016 AZ8 dhe kalimi i tij është observuar nga radioteleskopi i Arecibo, në Porto Rico, duke zbuluar hënën e tij.

“Ky ka qenë asteroidi i parë potencialisht i rrezikshëm që kalon në fillim të 2019, shkruan astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës i Virtual Telescope. Nga fillimi i vitit pranë Tokës, shton Masi, kanë kaluar edhe të tjerë asteroid më të vegjël’.