“Badigardi i saj tha pusho, pusho!”, banori nga Bulqiza denoncon Belinda Ballukun: Nuk na la t’i kërkonim shtrimin e rrugës, kërkoi votën dhe tha…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E deleguara e Partisë Socialiste për Qarkun Dibër, vijon takimet me zgjedhësit për t’i bindur ata që të votojnë kandidatët e PS në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Së fundmi Balluku është ndalur në Gjoricë të Bulqizës ku ka zhvilluar një takim me banorët e kësaj njësie. Por një nga banorët, tregon se zëvendëskryeministrja jo vetëm që nuk pyeti se çfarë problemesh kanë si komunitet, por nuk i lejoi as të flisnin.

Shefqet Izvira ka qenë prezent në takimin e zhvilluar në një nga lokalet e fshatit ku të pranishëm ishin edhe kandidatja e PS në Bulqizë, Festime Mjeshtri e deputeti Lavdrim Krrashi.

Zjarr Tv Ad