Balla paralajmëron: “Kush ka futur duart në financat publike, do të mbajnë përgjegjësi”

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim sot me banorët e Prrenjasit.Në fjalën e tij Balla nuk la pa ‘thumbuar’ edhe LSI-në ku u shpreh se në këto 4 vite ‘Përrenjasi e ka humbur kot me LSI-në’.

Ndër të tjera, deputeti socialist sulmoi presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilët u shpreh se ata të dy i bën bashkë frika nga drejtësia dhe jo halli i banorëve të ërrenjasit.

“Apeli im për popullin e nderuar është se do t’i lëmë mënjanë ndasitë e vjetra, hadërmbetjet e vjetra dhe të shohim me kujdes ofertat politike që na kanë ardhur përpara. Në Prrenjas humbëm 4 vjet kot me LSI-në. Ne kemi ardhur me një kandidaturë që i bën nder parlamentit, zonës së Përrenjasit, na duhet që keta njerëz që vijnë sa herë që ka zgjedhje, të mos t’ua japim votën.

Na duhet t’i japim votën një njeriu që ka garantuar me integritet dhe me punë. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që ka patur Shqipëria në këto 30 vite. Ky shtet në 2013 u gjet me 700 milionë dollarë borxh. Kush ka futur duart në financat publike, ata do të mbajnë përgjegjësi”., u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad