Balla: S’kemi bërë gjëra të mëdha, por në shtëpitë tuaja tani ka 21 orë furnizim me ujë të pijshëm

0
788
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një vizitë sot në qytetin e Elbasanit, ku është takuar me simpatizantë të PS.

Gjatë këtij takimi, Balla u ndal tek çështja e mbetjeve urbane dhe ujit të pijshëm. Ai tha se në vitin 2013 Elbasani kishte vetëm 8 orë ujë, ndërsa sot ka deri në 21 orë furnizim me ujë të pijshëm.

“Elbasani ka hyrë në një proces pa kthim urbanizimi total. Unë e dua mandatin e tretë për Elbasanin. Nuk është se nuk kemi bërë gjëra të mëdha. Mbetjet sot janë një ndër sfidat më të mëdha të shumë qyteteve në Itali. Ne këtë çështje e kemi zgjidhur. E kemi gjetur Elbasanin në 2013 me 8 orë ujë të pijshëm, sot nuk kemi 24 orë, por kemi 18, 21 në zona të caktuara”., u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad