Bamirësia e Maradonës/ Ndarja e tij nga jeta lë 50 familje të varfra në mjerim

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ylli i futbollit, Diego Armando Maradona, njihej dhe për bamirësitë e tij të shumta. Pas ndarjes së tij nga jeta, është zbuluar se; ai u siguronte ushqimin çdo muaj 50 familjeve të varfëra.

Ai shpenzonte 100 mijë euro në muaj, në mënyrë që t’u siguronte bazën materiale jetesës së tyre.

Humbja e yllit të futbollit, ka bërë që 50 familjeve t’u ndërpritet ndihma ekonomike. Arsyeja e ndërprerjes, lidhet edhe me gjyqet për ndarjen e pasurisë, të cilat kanë sjellë bllokimin e çdo llogarie në emër të tij.

Ende nuk janë të qartë, se ç’do të ndodhë me familjet, që Maradona i mbajti me ushqim deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Zjarr Tv Ad