Basha me Dhomën Amerikane të Tregtisë: Ulim taksat, nxisim investimet

0
567
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Basha, është takuar ditën e sotme me bordin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Gjatë takimit, kryedemokrati ka shpjeguar planin e tij të integruar ekonomik dhe foli për uljen e taksave, nxitjen e investimeve, mbështetjen e zhvillimit të industrisë prodhuese dhe të bujqësisë.

‘Qeveria ime do t’i japë fund terrorit të gjobvënies, trysninë dhe arbitraritetit shtetëror ndaj sipërmarrjes dhe do të jetë garantues i konkurencës së ndershme dhe mundësive për të gjithë’, u shpreh Basha.

Sipas Bashës, vendosja e prioriteteve të duhura qeveritare sidomos në ekonomi, është thelbi i gjithë planit të tij, ndryshe nga qeveria paraardhëse.

‘Ky plan ngjalli interes, dhe investitorët e mirëpritën politikën e taksave të ulura për biznesin dhe riorientimin e burimeve publike në shërbim të zhvillimit ekonomi’.

Zjarr Tv Ad