LSI padit Ramën: Ka shkelur ligjin. Të verifikohet nëse është mirë mendërisht

0
557
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

LSI ka paditur në prokurori kryeministrin Rama. Sipas LSI-së, Rama ka shkelur ligjin në thirrjen drejtuar policisë për të mbledhur vota për partinë Socialiste.

‘Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e tij thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet dhe ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore.’ – thuhet në deklaratën zyrtare të LSI-së.

Përveç kësaj, në deklaratë thuhet se LSI e çmon si të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Ramës, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht që të kryejë detyrën e kryeministrit.

‘Këto deklarata të bëra në vijueshmëri nga Rama, tregojnë qartë se ai nuk është në gjendje të qëndrueshme mendore. Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike.’ – thuhet më tej në deklaratën e LSI-së.

Në fund LSI, nisur nga deklaratat e papërgjegjshme të Ramës, i kërkon Presidentit Nishani mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do analizohet veprimtaria antiligjore e Kryeministrit.

Zjarr Tv Ad