Basha sfidon Berishën: Voto vetingun në politikë, të tregojmë kush është peng e kush jo!

0
489
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas akuzave që Berisha bëri për të gjatë konferencës me mediat sot.

Basha shkruan në Twitter, se ka vetëm një rrugë për të treguar se kush është i korruptuar dhe ajo është vota për vettingun, që të hetojë politikanët dhe familjarët e tyre.

Reagimi:

Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë. Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën.

Ja çfarë tha Berisha për Bashën sot:

Për çdo shqiptar Basha është peng i Ramës. Basha nuk është i kapur me dosje spiunazhi, por me dosje krimi. Dosja e krimit të tij nuk është shpikje e Berishës, por realitet në Prokurori, dosje e cila është ngritur me akuzën për larje parash kundër Bashës, që shkon nga 6 deri në 12 vite burg.

Zjarr Tv Ad