Grupi i Bardhit çoi në gjykatë vendimin për anulimin e zgjedhjeve, ironizon Sefa: I urojmë suksese!

0
687
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi çështja e zgjedhjeve për kryetarin, që do të mbahen nesër shkoi në Gjykatë nga grupi i Gazment Bardhit, vjen reagimi nga Sekretari Ligjor i PD Indrit Sefa. Sefa theksoi se Bardhi dhe përkrahësit e tij po i shërbejnë interesave personale të Sali Berishës, teksa thekson edhe një herë se demokratët të shtunën do zgjedhin kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Atyre që braktisin forumet e PD dhe i shërbejnë interesave personale të Sali Berishes, i urojmë suksese në iniciativën për të dorëzuar në gjykatë vullnetin e mbledhjes se parë të Partisë së parë digjitale në Shqipëri.

Nesër demokratët do të votojnë për kryetarin e ri të PD. Procesi legjitim i zgjedhjes së kryetarit do të pasohet me riorganizimin vital të Partisë, për ta bërë PD alternativë qeverisëse për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thuhet në reagimin e Sefës.

Zjarr Tv Ad