Bashkia e Lezhës dënon dhunën ndaj arbitrit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Lezhës ka dënuar dhunën ndaj arbitrit lezhjan, Eldorian Hamiti, gjatë takimit Kamza-Laçi të dielën. Përmes një deklarate për mediat, Bashkia duke e vlerësuar Hamitin për profesionalitetin e tij u kërkon organeve të drejtësisë të zbatojnë ligjin.

“Bashkia Lezhë dënon dhunën ndaj arbitrit lezhjanë Eldorian Hamiti, një specialist i çertifikuar nga organet më të larta të botës së futbollit.Hamiti është i njohur për arritjet dhe profesionalizimin e tij pasi është çertifikuar edhe nga FIFA, ndaj dhuna e shfaqur një ditë më parë është e dënueshme,e pa tolerueshme dhe e pa pranueshme.Bashkia Lezhë i shpreh solidaritetin arbitrit Hamiti dhe i kërkon organeve të drejtësisë të zbatojnë ligjin” thuhet në deklaratë.

Incidenti ndodhi në fund të takimit Kamza-Laçi, ku tifozët vendas kaluan gardhin rrethues të stadiumit dhe sulmuan gjyqtarin kryesor të takimit, Eldorjan Hamiti.

Policia njoftoi arrestimin në flagrancë të katër personave për ngjarjen, konkretisht të shtetasit N.Q., President i Klubit Kamëz; – A.M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz; – A.B., Shefi i Klubit Sportiv Kamëz; – E.Gj., tifoz.

 

Zjarr Tv Ad