Bashkia e Lezhës me “dorë të hekurt” ndaj hedhjes së inerteve, 10-fishohen gjobat

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

20 mijë lekë të reja do të gjobitet çdo subjekt në Lezhë që hedh mbetje inerte në zona të papërcaktuara. Bashkia në paketën e re fiskale ka miratuar 10 fishimin e masës administrative si nevojë për disiplinimin e fenomenit shqetësues të ndotjes nga inertet.

Firmat e ndërtimit, apo dhe qytetarët që hedhin inerte në vende të papërcaktuara në territorin e bashkisë Lezhë do të përballen me masa të ashpra ndëshkimore.

Paketa e re fiskale e miratuar pak javë më parë parashikon gjoba deri në masën 20 mijë lek të reja për çdo rast shkelje.

Drejtor i Tatim Taksave në bashkinë e Lezhës, Arben Ndoj, thotë se kjo ka ardhur si një nevojë për të frenuar këtë fenomon mjaft shqetësues në Lezhë.

Arben Ndoj: Hedhja e mbeturinave i inerteve, kryesisht nga firmat e ndërtimit por edhe familjet që bëjnë restaurim të banesave të tyre, sjellin një problematikë të madhe për pjesën tjetër të komunitetit. Për këtë arsye edhe bashkia e  Lezhës ka zbatuar politikën e dorës së hekurt që niveli i gjobave të jetë në masën 20 mijë lekë të reja.

Drejtuesit e bashkisë së Lezhës presin që 10 fishimi i masës administrative të disiplinojë hedhjen e inerteve, ndërsa theksojnë se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit.

Zjarr Tv Ad