Bashkia e Selenicës zbaton vendimin e Metës: Të lirohen KZAZ-të

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Selenicës ka kërkuar lirimin e ambienteve në pronësi të bashkisë që janë të zëna me materialet e procesit zgjedhor.

Kryetari Përparim Shametaj shprehet se do vërë në zbatim dekretin e presidentit Ilir Meta dhe theksoi se nëse Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në Selenicë nuk lirojnë ambientet do ndërhyjë bashkia.

“Unë nuk kam kërkuar KZAZ dhe institucioneve të tjera lirimin e ambienteve por kam dërguar një shkresë në zbatim të dekretit të presidentit dhe unë besoj se Presidenti ka ligjshmërinë për të lëshuar urdhra të tillë dhe në zbatim të dekretit kam bërë shkresën,”-tha Shametaj në një prononcim për mediat.

Ndërsa shtoi: “Do bëj çmos që dekreti i presidenti të zbatohet.”

Zjarr Tv Ad