“Bashkitë e qarkut Tiranë, në borxhe me inceneratorin që nuk ekziston”, Vasili: Ja çfarë e ndal vjedhjen mostruoze qeveritare

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të administratorit të shtetit, Arjan Baçi i cili tha se bashkitë e qarkut Tirane janë debitorë.

Sipas Vasilit një proces i madh me duar të pastra ndaj inceneratoreve, mund ta ndalë vjedhjen monstruoze qeveritare. Vasili ngre shqetësimin se ‘inceneratori i Tiranës që nuk ekziston kërkon akoma para’.

“E pabesueshme, por e vërtetë, Bashkitë e Qarkut te Tiranës qenkan në borxh me Inceneratorin, qe nuk ekziston. Për çfarë janë ne borxh?? Për plehra qe groposen se incenerator, qe ti djege nuk ka, nuk ekziston.

Për çfarë janë ne borxh?? Qe te paguajnë per plehra qe gjoja se ndahen, trajtohen etj por ne fakt veç groposen.

Për çfarë janë ne borxh?? Se duhet qe te vidhen akoma.

Ky është krim i vërtete i dokumentuar, faktuar dhe provuar. Studimin e fizibilitetit për gjithë Qarkun e ka miratuar Veliaj pa i pyetur fare as këshillin bashkiak te Tiranës qe e ka kompetence dhe as te Bashkive te tjera qe nuk behet fjale fare. Sekuestrimi s’vlen asgjë përveç se vazhdon vjedhja e përditshme e taksave te qytetareve për procese, qe as kryhen dhe as ekzistojnë fare.

Te gjithë fajtoret janë jashtë dhe vazhdojnë dirigjojnë vjedhjen”, shkruan Vasili. Sipas tij SPAK duhet urgjentisht te veproje. “Duhet te veproje nëpërmjet një MaksiProcesso si ai i Duarve te Pastra ne Itali, ku te gjithë përgjegjësit e korrupsionit, qe nga kryeministra figura te mëdha te nivelit botëror, u vunë para drejtësisë ne kohe rekord. Rama, Veliaj, Gjiknuri, Agaci etj jane aty ku ishin dhe afera e inceneratoreve vazhdon po ashtu edhe grabitja e qindra milion euro nga djersa mundi dhe sakrifica e taksave re qytetareve”, mbyll postimin e tij Petrit Vasili.

Zjarr Tv Ad