Befason Sazan Guri: Nëna e Krishtit, Maria kishte emër shqiptar, ju tregoj përse

0
379
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambientalisti, Sazan Guri ka bërë një deklaratë të befasishme. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se në bazë studimeve të tij, emri Maria i nënës së Krishtit është emër shqiptar.

Ai ka theksuar se Maria është emër ‘mbarësi’, po të vësh ‘b’ në gjuhën toskërishte është mbarë, Maria ‘mar’ është në gjuhën gegërisht.

“Ta marrim seriozisht, faktet dhe librat janë të shumta, por e vetmja gjë është që shqiptarët bëjnë shumë aq sa nuk bën dot Europa bashkë, por shkruajnë pak dhe nuk dinë fjalë. Edhe Maria është emër ‘mbarësi’, po të vësh ‘b’ në gjuhën toskërishte është mbarë, Maria ‘mar’ është në gjuhën gegërisht dhe Finiqi kishte 9 mijë emra në praktikë dhe 500 emra i ka nëpër libra kishtarë, 500 emra Marie, 200-300 para Krishtit. Pra, aq emër i përdorur si në Veri apo dhe në Jug në atë kohë, sa që është një emër pothuajse zyrtar dhe Maria nuk ka si shpjegohet ndryshe se etimologjia e fjalës, thotë i madhi Albert Nikollaj, se kuptimi i fjalës dhe i emrit, qendron brenda emrit. Për shembull, në qoftë se ti thua Afërdita dhe ata e shpjegojnë ‘shkuma e detit’, nuk ka lidhje, kuptimi është brenda emrit, ‘afër ditës’”, tha ndër të tjera Guri.

Zjarr Tv Ad