48 orët e përgjakshme në Shqipëri, 3 të vdekur dhe 5 të plagosur

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë 48 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar ngjarje të rënda kriminale duke tronditur rendin dhe sigurinë deri në themele. Vetëm në dy ditë kemi 3 të vdekur dhe 5 të plagosur, ndërkohë vlen për tu theksuar se disa nga ngjarjet nuk janë zbardhur dhe autorët vijojnë të lëvizin të lirë.

Mesditën e 26 shtatorit në mes të qytetit të vogël të Rrëshenit krismat e kallashit i morën jetën 59-vjeçarit, Martin Bardhi. Viktima u vra në mes të qytetit, pak metra larg Komisariatit të Policisë. Ndërkohë, nga breshëria e plumbave mbetën të plagosur edhe tre shtetas tëtjerë, Ilir Bardhoku, Olti Gjini dhe Indrit Bardhi, të cilët në momentin e ngjarjes ishin në tavolinë me viktimën. Policia bëri me dije se autorët e dyshuar janë dy. Me fuoristradë të zezë ata mendohet se kanë ardhur nga pjesa e qendrës së qytetit dhe janë ndaluar në rrugën kryesore, në afërsi të Komisariatit të Policisë. Ndërkohë, mjeti i cili dyshohet se u përdor nga autorët në këtë ngjarje u gjet vetëm pak orë duke u shkrumbuar në fshatin Gëziq, Mirditë.

Mbrëmjen e së martës, në orët e vona të natës, një tjetër atentat mafioz u shënua në Sukth, Durrës, duke i marrë jetën Fatjon Dervishit. 38-vjeçari Fatjon Dervishi, nipi i Rexhep Arapit, i njohur si “Kep Arapi” apo “Arapi i Sukthit”, një emër shum i njohur për policinë, u qëllua me breshëri plumbash teksa po kthehej në banesë, pasi kishte konsumuar një kafe me mikun e tij. Policia e Durrësit më herët njoftoi se në momentin që ndodhi atentati Dervishi ishte duke drejtuar automjetin, ndërsa miku i tij, shtetasi E.SH, ka qenë pasagjer, cili fatmirësisht nuk mbeti i plagosur.

Nga verifikimet e deritanishme uniformat blu bënë me dije se në kordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se Dervishi ka qenë hetuar në këtë shtet për trafikim të lëndëve narkotike. 38-vjeçari mori dy plumba në organet jetësore dhe për pasojë ndërroi jetë në spital. Në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje, familjarë dhe të afërm të viktimës, teksa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Një tjetër ngjarje krimimale u raportua mbrëmjen e djeshme në Shosh, Dukagjin, ku si pasojë e të shtëna me armë zjarri mbeti i vdekur shtetasi Zef Guri dhe u plagos rëndë djali i tij, Gjin Guri, emër jo i panjohur për Policinë. Gjin Guri, është një personazh i njohur në Shkodër, për banorët dhe Policinë.

Në vitin 2015 ai është arrestuar pas një operacioni të FNSH-së, sepse qëlloi me armë mbi Policinë teksa kjo e fundit shkoi të shkatërronte disa parcela me drogë në fshatin Shosh. Ai gjithashtu ishte pjesë e grupit të zjarrit që u fshehën në mal dhe hapën zjarr mbi Policinë në Shosh, Dukagjin. Policia pas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes dhe informacineve që disponon, ka identifikuar katër autorët e krimit.

Bëhet fjalë për shtetasit: Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç. Ndërkohë, nga informacionet e fundit e bëra me dije mësohet se Edmond Nika është vetëdorëzuar në polici, ndërkohë autoritetet janë duke punuar për kapjen dhe arrestimin e tre autorëve të tjerë.

Vetëm pak orë pas kësaj ngjarje, një tjetër plagosje e rëndë ndodhi në Malësi të Madhe. Mbrëmjen e djeshme Policia raportoi se pas sherrit mes tre personave, mbeti i plagosur shtetasi Emanuel Guri. 28-vjeçari mori një plumb në shpatull dhe menjëherë u dërgua në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia shoqëroi në Komisariat Sadonerl Bushataj, ndërsa në kërkim u shpall Arsid Kurtaj, i përfshirë në konflikt. Ndërkohë, ditën e sotme blutë e Shkodrës njoftojnë se në pranga ka rënë Ibrahim dhe Sadonerl Bushataj, babë e bir, të cilët dyshohet se gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë 28 vjeçarin.

Zjarr Tv Ad