Basha përjashton nga grupi i PD, 11 deputetë

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur gjatë një mbledhje të Kryesisë së PD të përjashtojë nga Grupi i demokratëve në Parlament 11 deputetë të cilët janë pozicionuar kundër tij dhe pro Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.

Mësohet se Lulzim Basha i ka dërguar kërkesë, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për të larguar nga Grupi deputetët, Edi Paloka, Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Tomorr Alizoti, Sorina Koti, Asllan Dogjani, Isuf Cela, Gerta Bardeli, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj dhe Ludovik Hasanaj.

Sipas mbledhjes se Kuvendit te PD-se se 2 shtatorit, Lulzim Basha dhe përkrahesit e tij ndryshuan statutin e Partise Demokratike, ku kreu i PD mori dhe funksionin e Kryetarit te Grupit ne Parlament, te cilin e mban Gazment Bardhi.

Kete kompetence, Basha ia ka deleguar Flutura Açkës, ndërkohë që mund ta ushtroje dhe vete.

“Ne mbledhjen e kryesisë se PD-se Zyrtare drejtuar nga Lulzim Basha, është marre vendimi i mposhtem për përjashtim”, thuhet ne letren qe i eshte nisur Lindita Nikolles.

1. Greta Bardeli;
2. Ina Zhupa;
3 Isuf Çela;
4. Asllan Dogjani;
5. Bujar Leskaj;
6. Edi Paloka;
7. Kastriot Piroli;
8. Lindita Metaliaj;
9. Ludovik Hasanaj;
10. Sorina Koti;
11. Tomorr Alizoti;

Zjarr Tv Ad