Bejko: Gazment Bardhi po kërkon medoemos të zëvëndësojë Berishën!

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD zyrtare, Roland Bejko, shprehu bindjen se Gazment Bardhi po kërkon medoemos të bëhet kryetar i Rithemelimit.

Por sipas Bejkos, edhe Flamur Noka, nuk mbetet larg kësaj aspirate, nga mënyra se si flet.

“Bardhi patjetër që do të behët kryetar partie. Për atë ka shkuar, sot apo nesër do ikën Doktori, dhe do futet në rend.

Aty është në garë më Belindin, edhe pse ai ka fituar ca pikë më shumë, po është Alizoti, është Salianji, është Bylykbashi, ndoshta edhe Flamuri vet do të dojë, se ka filluar të besoj ai vet, e ke parë si flet, flet si lider.

Kështu që mund të jete edhe Tritani, tani iku patriarku madh, ngel ky. Këta kur ishin bashkë në PD, këta e urrenin njëri-tjetrin, tani po ti shohësh janë mbledhur bashkë poshtë dritares së Berishës.

E ke parë rivalitetin, nxori Gaz bardhi këtë të Olsi Ramës, doli Belindi, nxori këta të bashkisë”, deklaroi Bejko në emisionin “Bilardo në MCN’, të Denis Dyrnjajës.

Zjarr Tv Ad