Belind Këlliçi u financua nga kompania e bananeve që u kap me trafik droge, Evi Kokalari lëshon akuza bombë për kreun e FRPD

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Thellohet përçarja dhe “lufta” mes aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari dhe deputeti të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Ky i fundit prej disa ditësh ndodhet në qendër të sulmeve të aktivistes shqiptaro-amerikane, e cila njihet si besnikja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që dje ajo ka lëshuar akuza “bombë” në adresë të deputeti demokrat. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, zonja Kokalari zbuloi se deputeti demokrat ka marrë 250 mijë dollarë nga një kompani bananesh në Durrës,biznes ky që sipas saj, ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të drogës. Madje, ajo theksoi se deputeti Këlliçi i “joshte” bizneset, pasi iu thoshte se do të bëhej Ministër i Mbrojtjes, nëse PD do të vinte në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. “Unë kam diskutuar çdo gjë me Berishën. Kjo është një pyetje për Berishën, jo për mua. Këlliçi i ka marrë mbi 250 mijë euro një kompanie në Durrës dhe më vonë u kap me drogë. Bënte premtime se do të bëhej ministër i Mbrojtjes, ose ministër diku tjetër”, deklaroi ai.

Këlliçi duhet të shporret nga drejtimi i FRPD

Më tej besnikja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Evi Kokalari shprehet me tone të ashpra se deputeti demokrat, Belind Këlliçi duhet larguar nga drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike për shkak se i ka kaluar mosha. Kokalari deklaroi se kryesia e këtij forumi është zgjedhur në bazë të klaneve të Belind Këlliçit duke e cilësuar atë një bisht të ish kreut të PD Lulzim Basha. “Zoti Këlliçi nuk është forumi rinor.  Ai nuk duhet të jetë kryetar. Është mbi moshë. Ka ardhur koha të mbahen zgjedhjet e reja që kryesia të zgjidhet me zgjedhje të lira. Më kanë thënë se kryesia e fundit është zgjedhur në bazë të klaneve të Belind Këlliçit. Ai ka mbushur 35 vjeç janarin e kaluar. Nuk kam dashur të flas para protestës. E ftoj në një emision që ta debatojmë problemin e votimit dhe manipulimit të votave. Ai ka luftuar dikë që i ka dhënë PD më shumë se ai. Interesi i vetëm që ai ka është që të bëhet kryetari i PD. Ai është thjesht bishti i Lulzim Bashës. Karrierën e tij e ka nisur në bashki me Lulzim Bashën. E ka udhëhequr FRPD si Basha në PD”, u shpreh ajo. Po ashtu, zonja Kokalari se të gjitha faktet që ka mbledhur kundër Këlliçit ia ka vënë për dijeni edhe ish kryeministrit Sali Berisha dhe i ka kërkuar kryetarëve të degëve të mos e votojnë Këlliçin në postin e nënkryetarit të PD. “Këlliçi ishte në ngritje. Nëse nuk do bënte këto pisllëqet e vogla që ka bërë, ndoshta do kishte ikur shumë larg. Edhe unë isha e dashuruar me Këlliçin, por pashë që nisi të prezantohej si kryetari i ardhshëm i PD-së. Unë kam bërë shumë mirë që e kam ndaluar Këlliçin të marrë një nga pozicionet e larta në PD. Ia kam kërkuar Berishës të mos e vërë kandidat. Ai në fakt bëri mirë që e vuri kandidat, por unë i kam kërkuar kryetarëve të degëve që të mos e votonin”, tha ajo.

Kokalari merr në mbrojtje Flamur Nokën

Ndërkohë aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari theksoi se Partisë Demokratike i duhet një mentalitet ndryshe, figura të pastra. Madje Kokalari shtoi se Belind Këlliçi nuk është figurë e re, por Lulzim Basha 2 dhe sipas saj ai do karrigen e Berishës. “Në një mënyrë është i zoti i shtëpisë është lideri. Mund të them që është e komplikuar sepse ka shumë figura të vjetra të rikthyera…Fakti që kanë 30 vite në PD nuk do të thotë e duhen hequr…Më vjen keq Belind Këlliçi shihet si figurë e re. Këlliçi është Lul Basha numër 2. Në krahasim me Flamur Nokën unë do të merrja Flamur Nokën… Këlliçi do karrigen e Berishës…Për Grida Dumën e kam thënë me kohë, morali duhet të jetë kryesore. Ne na duhen figura të pastra”, nënvizoi aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.

Zjarr Tv Ad