Benet Beci shpalos projektin e parë: Hyrja e Shkodrës, kartolina europiane e Shqipërisë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci bën me dije se nga sot do bëjë publike një grup projektesh strategjike që ka në program për transformimin e Shkodrës.

Sot Beci ka shpalosur projektin e parë që ka të bëjë me hyrjen e Shkodrës, projekti që është përgatitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të Qeverisë shqiptare dhe që është gati për zbatim.

Projekti përfshin krijimin e një parku buzë Bunës e cila do të krijojë parkun më të madh çlodhës dhe argëtues në Shkodër. Parku , përveçse në lulishten e vjetër do të shtrihet edhe në zonën mes dy bypasseve (Lot 1 dhe 2) duke krijuar një Koncept të ri të një parku sportiv e funksionesh të tjera rekreative që bashkëjeton me përmbytjet sezonale kur ngrihet niveli I Liqenit në dimër. Parku do të jetë një mushkëri e qyteti plot me gjelbërim me një sipërfaqe prej rreth 18 hektarë dhe do të krijoje një marrëdhënie të re mes qytetit e liqenit si një bashkëjetesë ekologjike e në respekt të vlerave mjedisore; Një rrjet rrugësh e rrugicash për këmbësorë e biçikleta që lidhin natyrën me rrugë panoramike; një vendtakim të jashtëzakonshëm për evente publike; portin pranë urës së Bunës si një pol turistik për lundrimin e Bunës dhe liqenit dhe një muze si tribut për të shkuarën e Shkodrës.

Zjarr Tv Ad