Berisha: Basha një mjeran i keqpërdorur nga Rama-Balla, ia japin me qira dhe Veliajt

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Sali Berisha vazhdon ta konsiderojë Lulzim Bashën si një peng të kryeministrit Edi Rama.

I pytur sot nga gazetarët se a e njeh Bashën si kreun e PD, duke qenë se në shtator do krijojnë grup më vete parlamentar, Berisha tha se Basha është një mjeran i keqpërdorur sipas rastit nga Rama-Balla dhe sipas tij, ndonjëherë ia japin me qira edhe Erion Veliajt

“Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës dhe asgjë më shumë. Të tillë e njohin të gjithë demokratët shqitparë, të tillë e njeh opinioni publik shqiptar. Nëse ju mendoni se ne pranojmë faktet e kryera nga Edi Rama, u garantoj se gabohet çdo njeri që mendon në këtë mënyrë. Lulzim Basha është një mjeran i keqpërdorur sipas rastit nga Rama-Balla. Ndonjëherë ia japin me qira edhe Erion Veliajt.” – tha Berisha.

I pyetur nëse a do ketë primare për të zgjedhur kandidatin e opozitës për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, Berisha u përtgjigj: “Zgjedhjet në Kukës po diskutohet në bashkëpunim me aleatët. Do të vendoset nëse do të ketë Primare për Kukësin.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad