Berisha: Dhëndri im nuk ka marrë as 10% të pronave që i takojnë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjatë konferencës me gazetarët akuzat e ngritura nga SPAK-u për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha tha se dhëndri i tij nuk ka marrë as 10% të pronave që i takojnë nga të dy gjyshërit, si nga nëna, edhe nga babai.

Këtë deklaratë ai e bëri teksa foli për akuzën se ka favorizuar me ligje dhe reforma dhëndrin e tij pronar.

“Në moralitet të plotë politik, Edvini dhe skapistët e tij, për të mbështetur kallëzimin e tyre të rremë, aludojnë ndaj meje në mënyrë groteske se unë reformën e pronësisë dhe reformat e tjera themelore të programit të PD-së, amendimin e ligjit të kthimit të kompensimit të pronave, përdorimin e letrave me vlerë, i paskam ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim pronar, i cili e vërteta është se nga pronat e tij, nga të dy gjyshërit, si nga nëna edhe nga babai nuk ka marrë as 10% të asaj që i takon”, nënvizoi kreu i PD-së.

Zjarr Tv Ad