Berisha kujton Rugovën dhe akuzon Ramën: Bllokon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot në 16 vjetorin e vdekjes, presidentin e parë të pasluftës në Kosovë, Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë:

16 vjet me pare mbylli syte pergjithmone Presidenti Rugova!

Te dashur miq, 16 vite me pare familja, miqte, bshkepuntoret e tij, qytetaret e Kosoves dhe te gjithe shqiptaret i dhane lumtumiren e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, njerit prej burrave me te shquar te kombit tone, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te lirise dhe pavaresise se Kosoves.

Sot pas 16 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit ne nje akt vasaliteti antikombetar me urdher te Beogradit nuk lejon per te shtatin vit me radhe vendosjen ne Tirane te shtatores te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim Rugova, duke harruar se ai ka fituar pergjithmone perjetesine ne zemrat e shqiptareve dhe panteonin e lirise se tyre.

Nderim per jete te jeteve, kujtimit te ndritur dhe vepres se pavdekshme te presidentit Dr Ibrahim Rugova. sb

Zjarr Tv Ad