Berisha njofton për krijimin e koalicionit me Partinë e Lirisë për zgjedhjet vendore: Deputetët mund të jenë kandidat për bashkitë, por…

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot në një konferencë për mediat, se PD-ja do të diskutojë për krijimin e një koalicioni me Partinë e Lirisë për zgjedhjet e ardhshme vendore. Berisha tha se do të jetë koalicioni i cili do të përcaktojë rregullat për bashkëpunimit. Për kandidaturat, Berisha tha se do të zhvillohen primaret brenda partisë për ata që duan të kandidojnë për kryetar bashkie.

“Diskutim që koalicion besoj se do ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij. Çfarë do jetë në këtë koalicion për PD-në, aksionet e PD-së, ato të gjitha do zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë nga primaret. Ne i konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Është fundi i kryetarokracisë. Forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Ne i qëndrojmë plotësisht” – tha Berisha.

Gjithashtu Berisha tha se cilido prej deputetëve që dëshiron të garojë për kryetar bashkie, është i ftuar që t’i bashkohet garës së primareve brenda partisë.

“Cilido që është deputet i PD-së, dhe dëshiron që të kandidojë, është i mirëpritur t’i nënshtrohet primareve. Kryetari i PD-së dhe Kryesia nuk kanë puyshtet mbi kandidaturat që plotësojnë kritreret. Ata që i plotësojnë, ata do jenë të mirëpritur në këtë garë” – tha Berisha.

Zjarr Tv Ad