Një ditë më parë u bë publik lajmi se poetja e njohur Mimoza Ahmeti u dënua me 40 orë punë publike për ndërtim të paligjshëm. Vetë poetja ka reaguar për Gazetën Express, duke thënë se nuk është vënë në dijeni nga Prokuroria se ndaj saj ka një dënim të tillë.
“Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake. Nuk jam njoftuar nga Prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare…“, tha Ahmeti për gazetaren Beklie Koltraka.
Prononcimi i Mimoza Ahmetit për Gazetën Express
Pyetje: Në media është raportuar orët e fundit se Prokuroria e Tiranës iu ka dënuar me 40 orë punë publike per ndërtim të paligjshëm. A keni nje koment për vendimin? A jeni njohur me të? Përse bëhet fjalë?
Mimoza Ahmeti: Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake.
Pyetje: Nuk jeni njoftuar nga Prokuroria?
Mimoza Ahmeti: Nuk jam njoftuar nga prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare…
Pyetje: Por për këtë vendim ka pasur një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka quajtur të padrejtë…
Mimoza Ahmeti: Epo ç’a të të them… Nuk di gjë
/Gazeta Express