“SPAK kërkoi arrestimin e Subashit…”, Kryemadhi: Drejtësia të mos veprojë me regji

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksioni i SPAK me 11 urdhër arreste, ka sjellë edhe një reagim të ish-kryetarja,

Monika Kryemadhi ka reaguar për aksionin e SPAK lidhur me arrestimet për aferën e inceneratorëve.

Në një status në Facebook, Kryemadhi thekson se drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klineteliste. Gjithashtu theksoi se SPAK ka kërkuar arrestimin e Subashit, por që sipas Kryemadhit është ndaluar.

Statusi:

Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme.

Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!

Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë.

Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t’i kthehen shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad