Bjellorusët kërkojnë dorëheqjen e presidentit Lukashenko

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bjellorusët kanë marshuar nëpër parqe dhe zona rezidenciale në disa qytete në mbarë vendin, duke vazhduar që të kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenka.

Ata kërkojnë që ata që janë përgjegjës për shtypjen me dhunë të protestave, të dalin para drejtësisë.

Për pesë muaj me radhë, në Bjellorusi janë mbajtur çdo ditë protesta, për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit të vitit 2020, ku Lukashenka pretendon se ka fituar. Shumë në Bjellorusi, por edhe jashtë vendit, besojnë se rezultati është manipuluar në të mirë të Lukashenkës.Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë refuzuar që të njohin rizgjedhjen e Lukashenkës në krye të Bjellorusisë.

Për të shmangur arrestimet, protestuesit po përdorin metoda të reja. Ata po njoftojnë në rrjetet sociale për tubimet që po mbajnë vetëm pak minuta para se të ndodhë tubimi.

Po ashtu, ata po mblidhen në numër më të vogël dhe po protestojnë në zona jashtë qendrave të qytetit, me qëllim që të shmangin ndërhyrjen e ashpër të policisë.

 

Zjarr Tv Ad