Ministrja e Arsimit Evis Kushi:”Ajrosni klasat!Hapni dritaret 5-6 herë në ditë!”

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, përmes një postimi në facebook, i ka dhënë përgjigje shqetësimit të prindërve për ajrosjen e klasave në këtë periudhë të vitit ku temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Kushi shprehet se klasat do të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit.

Postimi i plotë: Njoftim i rëndësishëm!

Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndyshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës. Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

 

Zjarr Tv Ad