Boshard/ Nuk njoh dekretin e Metës, respektoj rezolutën e Ballës

0
379
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka dalë në një deklaratë sot ku dënon me forcë sulmet sipas saj të dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki.

Çuditërisht në deklaratën e saj OSBE, i quan zgjedhje 30 qershorin, ndërkohë që ka një dekret të Presidentit Meta që ku thuhet qartë se në këtë datë nuk ka zgjedhje.

Në një deklaratë për mediat, OSBE thotë se të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

OSBE thekson se çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar.

“Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, OSBE u bën thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore.

“Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri” përfundon deklarata.

 

 

Zjarr Tv Ad